E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Drejtori sportiv i Bayernit kapet me gazetarët pas disfatës së turpshme me Barcelonën

Në fund të ndeshjes mes Barcelonës dhe Bayernit, drejtori sportiv bavarez ka qenë polemik si me mënyrën si e arbitroi kryesori, por edhe me gazetarët, të cilët i vunë në pah disa mangësi në strukturën e ekipit.

Maks Eberl pranoi se si Neuer edhe Kimish kishin përgjegjësi në mënyrën se si u pësua goli i parë, ndërsa në episodin e golit të dytë funksionari bavarez shpjegoi se gaboi kryesori nga Sllovenia, Slavko Vinçiç.

“Unë nuk dua të akuzoj arbitrin për atë që ndodhi, por shtyrja e lehtë e Fermin ndaj Kim Min-Xhe vendosi shumë fitimtarin e atij dueli”, tha 51-vjeçari.

Më tej ai pranoi humbjen duke analizuar: “Ne humbëm duke pësuar katër gola. Mendoj se humbëm kontrollin e lojës pas minutës së 30’. Kur pësuam edhe golin e tretë pastaj ishte gjithçka e humbur, shumë e vështirë për ta rikuperuar”.

Në fund Eberl u pyet nga gazetarët nëse kishte gabuar me zgjedhjet e bëra në merkato. “Mos keni gjë një licencë trajneri?”, ishte përgjigja e Eberl.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer