E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Drejtoria e Shëndetësisë në Drenas hap konkurs për zëvendësdrejtor të QKMF-së, bën ‘ndeshje’ me rregullat e brendshme

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas tash e një kohë ka mbetur pa zëvendësdrejtor, pozitë kjo mjaftë e rëndësishme. Udhëheqësi e këtij institucioni ka hapur konkurs, ku kriteret e konkursit bien ndesh me rregullat e brendshme të Drejtorisë së Shëndetësisë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas ka hapur konkurs për zëvendësdrejtor, me datën 12.12.2023. Në konkurs thuhet se orari i punës për këtë pozitë është 40 orë në javë, me mandat 4 vjeçar.

Në konkursin e hapur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, janë vënë edhe disa kushte që kandidatët duhet t’i plotësojnë. Kandidati për të marrë këtë pozitë duhet të ketë

Fakultetin e Mjekësisë-Mjek specialist i Mjekësisë Familjare, Licencën e punës,

Fakultetin Juridik-jurist/e i/e diplomuar

Fakultetin Ekonomik-ekonomist/e i/e diplomuar

5 vite përvojë pune në profesion.

Por, çfarë thotë rregullorja mbi organizimin e brendshëm, zoonimin-sistemimin, vendet e punës, resurset njerëzore dhe detyrat-përgjegjësitë e punës, rregullore kjo e hartuar nga Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në kuadër të Komunës së Drenasit?

Në bazë të kësaj rregulloreje, kandidati duhet të jetë Doktor Specialist nga Mjekësa Familjare. Por që në këtë rast nuk kërkohet specifikisht asnjë kualifikim tjetër universitar që një kandidat duhet t’a plotësoj për këtë pozitë.

Pra, dy kriteret, që kandidati mund të ketë fakultetin Juridik apo Ekonomik, në konkursin e fundit të hapur për zëvendësdrejtor nuk janë të parapara në rregulloren e brendshme.

Gazeta Nacionale ka kërkuar një përgjigje nga drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Drenasit, Lumnije Krapi, e cila ka thënë se për këtë çështje do të veprojnë në bazë të legjislacioneve në fuqi.

Duke u referuar emali e dërguar lidhur shqetësimin e adresuar nga juaj, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të veproj në bazë të legjislacioneve në fuqi.” – është shprehur Krapi për Nacionale.

Gazeta Nacionale ka mësuar se në QKMF “Dr.Hafir Shala” nuk ka pasur asnjëherë person që ka ushtruar detyrën e zëvendësdrejtorit, që kjo është hera parë që është hapur një konkurs i tillë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer