Edhe pse krytari i komunës se Skenderajt, Fadil Nura, gjatë debatit të sotem në asamble komunale kishtë thënë se biznesi “Exomec Team D.O.O” mund të gjendet në Beograd dhe se për të nuk është fort i sigurt pasi që aty ka mundur të këtë ndodhur kur zjarrëfiksat kanë shkuar për një donacion.
Mirëpo zëdhënësi i komunës, Amir Lushtaku, disa ore me vonë ka reaguar duke i dërguar redaksise se rajonit certifikaten e biznesit në fjale ku tregon se lokacioni i saj gjendet në Mitrovicë dhe jo në Beograd.
Certifikata e biznesit qe ka derguar Lushtaku: https://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,70408
Krejt çka ndodhi sot në kuvendin komunal të Skenderajt:
Kryetari i Komunës se Skenderajt, Fadil Nura dhe asamblisti i IDEAL’it sot kanë pasur një debat gjatë seancës së kuvendit komunal, shkruan portali rajoni.org.
Shkas u bë raporti i komunës për dreka zyrtate ku për me pak se dy muaj e gjysmë qeverisja Nura ka shpenzuar më shumë se 8.000 euro apo më saktë 8.548 euro e 42 cent për drekë dhe darka zyrtare.
Duke marrë fjalën rreth kësaj teme i cili pasi ka akuzuar komunën se të gjitha këto i ka shpënzuar duke i sherbyer militantave të partise se tij, ka pyetur Fadil Nurën se në cilin qytet gjendet lokali “Exomec Team D.O.O”; në të cilen komuna ka paguar qindra euro.
“Ku gjendet qyky lokali “Ecomex team” qe komuna ka paguar shpenzime për dreka zyrtare, sepse mua me del qe gjindet në Beograd. A është e vërtetë qe edhe atje keni bërë shpenzimi dhe në çfarë cilesie keni qenë” ka pyetur Ejupi.
Nga ana tjetër Nura i replikoi Ejupit lidhur për faturat se është e mundshme të këtë ndodhur një gje e tille, kur zjarrëfikesit kanë shkuar për një donacion. Kurse sa i përket drekave dha darkave ai ka thënë se ato nuk janë luks dhe se gjate vizitave është ligësi mos me ju dhënë bukë zyrtareve.