Thursday, June 19, 2025

Drenas: E rrah motrën dhe shoqen e saj pas zënkës për disa fotografi në telefon, arrestohet i riu

Një tjetër rast shqetësues i dhunës në familje është raportuar më 18 qershor në qytetin e Gllogocit, ku një i ri ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe një të miture tjetër, raporton Gazeta Sinjali.P

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje verbale që kishte me motrën e tij për shkak të disa fotografive në telefon, ka kaluar në dhunë fizike ndaj saj dhe një vajze tjetër të mitur.

Të dyja viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe fillimisht janë trajtuar në QMF – Drenas, e më pas në QKUK – Prishtinë, nga ku janë liruar në shtëpi pas trajtimit mjekësor.

Me rastin është marrë zyrtari për dhunë në familje si dhe përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale. Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhuna në familje” dhe i riu është arrestuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer