Kanë filluar punimet për rregullimin e parkut të pishave në Kamenicë të Drenasit, që përfshinë fshatrat Gllobar, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Vërboc dhe Tërstenik, raporton portali rajoni.org.
Sipas njoftimit të komunës ky park ka hapësirë prej 50 hektarëve apo 500 mijë meter katror që do plotësojë nevojat e qytetarëve tanë për rekreacion.
Projekti në fjale realizohet në kuadër të planit investiv kapital të buxhetit të vitit 2023-2024 të Komunës së Drenasit./Rajoni.org/