E premte, 20 Shtator, 2024

Drenas: Mbahet manifestimi letrar ,,Festivali i poezisë guri i plakës”

Me pjesmarrje të një numri të.madh të poetëve dhe shkrimtarëve nga Shqipëria, Mërgata e Kosova sot në restoran ,, Guri i Plakës” u mbajt Edicioni i VII-të i manifestimit letrar ,,Festivali i poezisë Guri i Plakës” .

Me këtë rast me një fjalë hyrëse të pranishmit i përshendeti z. Iizet Abdyli, kryetar i Art Club ,,Rifat Kukaj” i cili foli për rëndësinë e këtij manifestimimi cili u dedikohet krijuesve nga mërgata. Pastaj përshendeti edhe z. Hysen Ibrahimi kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptarë në Suedi ,,Papa Klementi XI Albani” i cili vlerësoi lart bashkëpunimin në mes të dy Asociacioneve. Manifestimi filloj me perurimin e librave: Thesari Kombëtar 13-14 dhe Jubileum, botime nga Shoqata e Shkeimtarëve Papa Klementi XI Albani Suedi:për të cilat folën z. Muhamet Ibrahimi dhe z. Izet Abdyli. Më pastaj u lexua letra pershendetëse e shkrimtarit Selman Dervishi nga SHBA dhe u vazhdua
me Orën poetike ,,Guri i Plakës”, me karakter garues ku ishin pjesmarës 44 konkurues , meqë rast juria në përberje: Xheladin Mjeku, Nexhat Rexha dhe Dibran Demaku , pas vlerësimit të poezivë, ndanë tri çmime: Vendi parë poezia ,,Xhubleta” me autor Ramë Oracën me shifren ,,Ago imeri.” Vendi dytë poezia ,,Pervjetor pa puthje” me autor Kadri Tarelli, shifra ,,101″ dhe vendi i tretë poezia ,,Retrospektivë në kujtime” me autore Naxhije Doçi me shifrën ,,Qendresë”. Ndërkaq çmimi special ,,Krijuesi i diasporës” iu nda Xhevat Muçakut e për të cilin arsyetimin e paraqiti poeti Adem Gashi. Ky manifestim u pasurua edhe me pika muzikore nga Grupi i pavarur artistik ,,Drenica”që jeton dhe vepron në Itali si dhe me Ekspozitën e artit figurativ të piktorit Rexhep Kahrimani.

Ky manifestim edhe pse nuk kishte mbështetje financiare instutucionale, u mbështet materialisht nga donatoret si: Poliklinika stomatologjike ,,Dobruna” Restoran ,,N’ Hije” Laboratori ,Dina” ,,Lider market” ,,Jora center” dhe ,,Shqipdoni sh.p.k” për çka Art Club ,, Rifat Kukaj” iu shpreh falënderim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer