E diel, 8 Shtator, 2024

Drenas/ Vjehrri ushtron dhunë ndaj nuses, ajo e denoncon në Polici

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat përjetojnë dhunë në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, shkruan portali rajoni.org.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje rreth orës 14:44 edhe një grua nga Drenasi , shtetase e Shqipërisë, e cila ka denoncuar babanë e bashkëshortit të saj për dhunë psikike të vazhdushme.

Si rezultat i denoncimit, rajoni mëson së i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me konfliktin me nusen e të birit.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer