Komuna e Drenasit ka njoftuar se në territorin e saj ka mungesë të ujit të pijes.
Në njoftim thuhet se përkundër vështirësive që shkaktuan vërshimet e bora, angazhimi dhe përballja me këtë gjendje, është e vazhdueshme.
“Vështirësi e veçantë është furnizimi me ujë të pijes për disa ditë në një pjesë të territorit të komunës dhe mund të shkaktohet katastrofë humanitare.”- thuhet mes tjerash në njoftim.
Kjo Komunë ka shkruar se për furnizim me ujë, qytetarët duhet t’i drejtohen Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
“Kryetari i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Komuna do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj KRU ‘Prishtina’, për mosfurnizim të rregullt me ujë të pijshëm.”- thuhet tutje në njoftim.