Kryetari i inciativës “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi, ka uruar qytetarët e komunës së Drenasit me rastin e Ditës së Çlirimit, duke e cilësuar këtë datë si një ndër më të rëndësishmet në historinë moderne të qytetit, shkruan rajoni.org.
Në fjalën e tij, Ajazi veçoi edhe një moment të veçantë që ndodhi sit: zbulimin e Shtatores së Heroit Asllan Fazliu. “Ky akt është një nderim i merituar jo vetëm për heroin, por për të gjithë dëshmorët që na trasuan rrugën e lirisë,” u shpreh ai.
Postimi i plotë:
Urime Dita e Çlirimit, Drenas!🇽🇰 🇦🇱
Sot, në këtë ditë të shënuar për Drenasin, përulemi me nderim e krenari para sakrificës së bijve më të mirë të kësaj toke, që dhanë gjithçka për lirinë që e gëzojmë sot.
14 Qershori për të gjithë qytetarët e Drenasit paraqet një ndër datat më domethënëse të historisë sonë më të re, diten kur Drenasi u çlirua nga errësira dhe nisi të marrë frymë lirisht, mbi gjakun e dëshmorëve dhe sakrificen e qytetarëve tanë.
Këtë vit, kjo ditë u bë edhe më madhështore me zbulimin e Shtatores së Heroit Asllan Fazliu, simbol i luftës dhe sakrificës për atdhe. Nderimi ndaj tij është nderim për të gjithë dëshmorët që na trasuan rrugën e lirisë.
Le të jetë kjo ditë një thirrje për të gjithë ne, që të punojmë fort e me përkushtim për të ardhmen që e meriton Drenasi dhe mbarë Kosova.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Gëzuar Dita e Çlirimit, Drenas! 🇽🇰🇦🇱
D.A.