Komuna e Drenasit ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, shkruan rajoni.org.
Sipas KRU “Prishtina”, kjo për shkak të punimeve teknike nga kompania e kontraktuar nga Ibër Lepenc në kanalin e Ibër Lepencit dhe turbullirës së krijuar
“Për shkak të punimeve teknike nga kompania e kontraktuar nga Ibër Lepenc në kanalin e Ibër Lepencit dhe turbullirës së krijuar, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm.Deri në njoftimin e radhës, mbeteni të informuar!”, thuhet në njoftim.