E diel, 22 Dhjetor, 2024

Drenasi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në vende të hapura publike

Komuna e Drenasit njofton qytetarët se, bazuar në një urdhëresë të re, ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në të gjitha hapësirat publike, përfshirë: sheshet, rrugët, hapësirat tjera publike.

Tutje komuna ka njoftuar se shitja e produkteve piroteknike lejohet vetëm nga data 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i fishekzjarrëve është i lejuar nga 26 dhjetor deri më 1 janar 2025.

Çdo shkelje e këtij vendimi do të ndëshkohet:

Me gjoba nga 200 deri në 500 euro, ose me dënim me burgim nga 3 deri në 10 vite.

Për zbatimin e kësaj urdhërese do të kujdeset Drejtoria e Inspeksionit.

Komuna bënë thirrje që të respektohet ky vendim për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë festave të fundvitit!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer