FC Drenica ka njoftuar opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur gjerman, Thomas Brdarić.
Me përvojën e tij dhe me vizionin tonë të ri, FC Drenica sot hedh një hap të guximshëm drejt futbollit modern evropian.
“Me ardhjen e tij, ne e kemi afruar edhe më shumë Gjermaninë në Drenicë – një standard i ri profesional, një mentalitet i ri fitues dhe një energji e re për të ardhmen e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.