Tuesday, March 3, 2026

Drenica futsal nis gjysmësezonen e dytë, syri drejt titullitë kampiont dhe kupës

Drenica Futsal është gati për një gjysmësezon vendimtare. Ekipi më i mirë i futsal-it vendor nis sot gjysmësezonin e dytë të kampionatit, me një qëllim të qartë: fitimin e titullit të kampionit të ligës dhe ngritjen e kupës. Pas një gjysmësezoni të parë të shkruar me paraqitje mbresëlënse, bardhëekuqtë janë të vendosur të vazhdojnë në të njëjtën rrugë drejt suksesit.

Ndeshja hapëse e gjysmësezonit të dytë sjell një përballje të madhe – derbin kundër Mabetex Prishtinës, një ndeshje që premton spektakël dhe emocione të forta. Drenica Futsal, që aktualisht mban vendin e parë në tabelën e kampionatit, hyn në këtë derbi si favorite, por duke e ditur mirë se çdo ndeshje në fushën e futsal-it është e paparashikueshme.

Lajm i madh për të gjithë tifozët: që nga kjo ndeshje, Drenica Futsal ka në dispozicion edhe lojtartët e rinj venezuelanë me përvojë ndërkombëtare. Këta përforcime cilësore priten të sjellin një dimension të ri në lojën e ekipit, duke rritur edhe më shumë ambiciet për të arritur majat e futsal-it vendor.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën Ilaz Kodra, duke filluar nga ora 21:00. Pritet që palestra të jetë plot e përplot, me një atmosferë mbresëlënse që veç e ka bërë të njohur këtë palestrë si një nga vendet më të zjarrta të futsal-it në Kosovë.

Tifozë të Drenica Futsal – kjo është koha juaj! Ejani në numbër sa më të madh dhe mbështesni ekipin në rrugën drejt titullit. Mos mungoni!

DETAJET E NDESHJES
🏆 Kampionati i Futsal-it – Gjysmësezoni i Dytë, Ndeshja Hapëse
⚽ Drenica Futsal vs. Mabetex Prishtina
📍 Palestra Ilaz Kodra
🕒 Ora 21:00

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer