Dy futbollistë të rinj janë prezantuar te FC Drenica në ditët e kaluara, ndërsa klubi ka shtuar përvojë në ekip, duke prezantuar në radhët e veta Leart Eminin dhe Met Millakun.
OLTI MARKET
Të dy lojtarë ofanziv janë të njohur dhe kanë përvojë nga ekipet e Superligës, ndërsa së fundi kanë qenë pjesë e Suharekës, përkatësisht Feronikelit’74.
Emini 31 vjeç luan në krah të sulmit dhe njihet për depërtimet e tij, ndërsa Millaku 26 vjeç që luan në pozitë të mesfushorit ofanziv di të shënojë dhe të kontribuoj mjaft në sulme.
Drenica pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë – Grupi A e kreu në pozitën e katërt të renditjes tabelare, ndërsa ka 10 pikë më pak se liderja Dinamo.