Albert Shabani, i njohur në rrjetet sociale si militant i Vetëvendosjes, ka bërë publik synimin e tij për t’u futur në listën e LVV-së për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një postimi, Shabani ka deklaruar se motivimi i tij vjen nga, siç thotë ai, “mungesa e deputetëve me ideal e guxim” në skenën politike aktuale.
“Duke e parë situatën aktuale politike në vend, duke e pa se kemi mungesë të deputetëve që kanë ideal e guxim për t’u përballë me realitetin dhe të vërtetën, jam duke e mendu me iu futë garës për deputet në Parlamentin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Shabani shtoi se ndihet i gatshëm të dalë “para fytyre atyre që veprojnë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e vendit e popullit”, duke ftuar ndjekësit e tij për komente dhe reagime.