Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri askund, madje as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre. Të dyshuarit që ua vënë syrin veturave kryesisht të shtrenjta jo gjithmonë kapen pasi arrijnë të ikin pa lënë ndonjë gjurmëm
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Abri e Epërme në Drenas, ku dikush arriti që ta vjedhë një veturë “Golf 3” që ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie.
Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit nga Prokuroria, që njoftuan se rasti është denoncuar nga pronari, i cili kërkoi ndihmën e Policisë.
Pas denoncimit të rastit, viktima mori informacione se automjetin e tij dikush e ka gjetur të braktisur në fshat, ku të dyshuarit e kishin lënë veturën.
Me të kuptuar se ku ndodhej vetura, pronari e njoftoi sërish Policinë për atë që kishte ndodhur dhe më pas lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroi i Shtetit.