Dje në Drenas është arrestuar një person për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën i cili ka qenë në vendin e tij të punës duke i shkaktuar lëndime trupore, shkrun portali rajoni.org.
Sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/