E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Drenicasi qe i bënë konkurrencë shtetit, i dhuron QKMF’së në Skenderaj autoambulancë e 8-të

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj përfiton edhe një autoambulancë donacion, të siguruar nga bashkatdhetari Blerim Selimi nga Kuçica, që punon dhe jeton në Suedi, shkruan portali rajoni.org.

Bashkatdhetari Blerim Selimi brenda 8 vjetëve i ka dhuruar QKMF-së në Skenderaj 8 autoambulanca, të cilat janë duke u përdorur nga stafi i këtij institucioni në shërbim të qytetarëve të Skenderajt.

Me rastin e pranimit të autoambulancës, Fasil Nura në emër të komunës së Skenderajt e ka falënderuar Blerim Selimin për donacionin, ndërsa Selimi ka siguruar se ky nuk do të jetë donacioni i fundit për QKMF-në në Skenderaj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer