Gjatë kësaj jave është duke u zhvilluar njëra ndër konferencat kryesore për Makina Elektrike në Shtetet e Bashkuara, “IEMDC 2023”, shkruan portali rajoni.org.
LEXO EDHE: Njihuni me Drenicasin që ka arritur mbi 100 shpikje shkencore
Konferenca “IEMDC 2023” është duke u mbajtur në San Francisko të Kalifornisë, ku janë bashkuar studiues, inxhinierë, ekspertë të industrisë dhe praktikues nga qendrat hulumtuese, universitetet dhe kompanitë e vendeve më të zhvilluara të botës, për t’i ndarë konceptet e tyre inovative dhe rezultatet e kërkimit në lidhje me makinat elektrike, disqet dhe aplikimet e tyre që janë në zhvillim.
Në këtë konferencë të nivelit ndërkombëtar po merr pjesë edhe Dr.-Ing. Gurakuq Dajaku, nga Rakinica e Skenderajt udhëheqës shkencor në një nga qendrat e njohura për hulumtime në Gjermani, i cili në këtë sesion do t’i prezantojë inovacionet e tij shkencore – risite e fundit nga puna hulumtuese e fushës së Makinave Elektrike.
Rezultatet e kërkimit të inxhinierëve pjesëmarrës, që janë përzgjedhur nga komiteti drejtues i konferencës për t’u prezantuar në këtë sesion shkencor, do të botohen edhe në revistat e ndryshme të katër shoqërive të njohura – të cilat e kanë sponsorizuar organizimin e kësaj konference, siç janë: the Industry Application Society (IAS), the Industrial Electronics Society (IES), the Power Electronics Society (PELS).