Dje shumëkush mund t’ia ketë tepruar me bakllava dhe ëmbëlsira.Por, dikush edhe ia pa sherrin ngrënies së këtyre ushqimeve që janë tradicionale për festën e Bajramit e gati nuk mungojnë në asnjë shtëpi.Pati të tillë që u bënë edhe për qendrën e mjekësisë familjarë në Skenderaj, shkruan portali rajoni.org.
Zyrtarë të këtij institucioni i thanë portalit rajoni.org, së dje gjatë ditës kishte qytetarë që kërkuan ndihmë shëndetësore duke shtuar se konsumimi i ëmbëlsirave ka ndikuar sidomos te pacientët me diabet e hipertension.
“Kjo ka ndikuar më shumë te pjesa internistike ku vijnë më tepër pacientët me hipertension, diabet, sëmundje të zemrës, apo probleme me lukth”, thotë zyrtarja.
E njejta gje sipas të njejtit po vazhdon të ndodh edhe sot, ku qe në orët e mengjesit parkingu nuk kishtë vende për veturat qe po vinin me të semure.
Për me shume flasin pamjet e shkrepura sot me mëngjes: