Monday, August 4, 2025

Drenicës i largohen edhe dy futbollistë

Altin Vojvoda dhe Besfort Dervishaj janë ndarë me klubin e Drenicës, shkruan portali rajoni.org.

Mesfushori Drenicas, ka bërë të ditur ndarjen përmes një postimi në Facebook.

“Prej sot nuk do të jem më pjesë e KF Drenica. Falendëroj të gjithë bashkëlojtarët, trajnerët, drejtuesit e klubit si dhe në veçanti tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’, për mbeshtetjen e vazhdueshme gjatë kohës sa kam qenë pjesë e klubit”, ka shkruar Dervishaj.

Disa minuta më vonë, të njëjtën gjë e bëri edhe sulmuesi Altin Vojvoda, i cili më parë ishte pjesë e Vjosës.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar: “Pas kaq shume vitesh këtu, ka ardhur koha t’i them lamtumire klubit qe eshte bère shtepia ime, Kf Drenica. Kam pasur privilegjin te vesh kète fanelle legjendare dhe te perfaqesoj kete klub ikonik. Une jam shume mirënjohès
Mbêshtetja dhe besimi juaj i pakushtëzuar tek unë ka qene vendimtar per zhvillimin tim si lojtar”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer