Tuesday, February 25, 2025

Drita fiton derbin, Feronikeli 74 shkëput një pikë në Klinë

Drita e ka realizuar fitoren e tretë radhazi në Albi Mall Superligë. Skuadra e drejtuar nga trajneri grek, Akis Vavalis, të dielën, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, e ka mundur Gjilanin në derbin e madh të Anamoravës, me rezultat 2:0, duke e ruajtur hapin me dy skuadrat e para, Ballkanin dhe Llapin.

Rezultatin në derbi e zhbllokoi Almir Ajzeraj, në minutën e 44-t me gjuajte të saktë nga brendësia e zonës pas asistimit të Besnik Krasniqit me kokë. Ndërkaq, fitoren e vulosi Ardit Tahiri, me golin e shënuar nga afërsia në minutën e 82-të pas asistimit të shkëlqyeshëm të Albin Prapashticës. Pas kaj fitoreje Drita mbetet në pozitën e tretë në renditje me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Feronikeli 74 arriti të marrë një pikë të rëndësishme si mysafir në Klinë, duke e mbyllur duelin me Dukagjinin baras, 1:1. Të parët në epërsi kaluan vendasit, me golin e Iljasa Zulfiut, në minutën e katërt shtesë në pjesën e parë, teksa skuadra nga Drenasi barazoi shifrat në minutën e 50-të, me golin e shënuar nga Florent Avdyli.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer