Monday, April 7, 2025

Dritan Ajazi përkujton dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

Kryetari i “Demokratëve për Drenasin”, Dritan Ajazi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 26-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit: Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala, shkruan portali rajoni.org.

Në postimin e tij, Ajazi vlerësoi lart sakrificën e tyre, duke theksuar se gjaku i dëshmorëve është themeli i lirisë që gëzojmë sot. “Nuk është e lehtë të gjesh fjalët kur përulesh para atyre që dhanë gjithçka, për të mos i marrë asgjë lirisë”, u shpreh ai.

Ai i cilësoi Xhevatin, Bedriun dhe Imerin si më shumë se luftëtarë – si mishërim të sakrificës, besës dhe dashurisë për atdheun. “Nuk kërkuan asgjë për vete, por dhuruan gjithçka për ne”, tha Ajazi.

Sipas tij, kujtimi për ta nuk është vetëm detyrë, por një nevojë shpirtërore dhe burim frymëzimi për brezat që vijnë. “Liria ka emër”, theksoi Ajazi në përmbyllje të fjalës së tij, duke shprehur mirënjohjen e përjetshme për dëshmorët.

“Lavdi e përjetshme për dëshmorët Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, përfundoi ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer