Tuesday, March 25, 2025

Driton Ajazi bënë homazhe tek varri i komandant Luanit: Simbol i guximit dhe sakrificës për lirinë tonë

Kryetari i Demokratëve për Drenasit, Driton Ajazi, së bashku me bashkëpunëtorë dhe familjarë ka bërë homazhe në 26 vjetorin e vdekjes së heroit Asllan Fazliut, shkruan rajoni.org.

“Sot, përkujtuam me respekt dhe krenari sakrificën e njërit prej luftëtëtarëve të orëve të para të luftës tonë për liri Asllan Fazliun, komandant LUANIN, në 26 vjetorin e rënies heroike të tij”, ka shkruar Ajazi.

Postimi i plotë:

Sot, përkujtuam me respekt dhe krenari sakrificën e njërit prej luftëtëtarëve të orëve të para të luftës tonë për liri Asllan Fazliun, komandant LUANIN, në 26 vjetorin e rënies heroike të tij

Asllan Fazliu mbetet përjetësisht në zemrat tona si simbol i qëndresës, guximit dhe i sakrificës për lirinë e vendit tonë. Vepra e tij prej Heroi do të ndriçojë rrugën e brezave të ardhshëm, duke na frymëzuar të mbrojmë dhe të çmojmë lirinë e fituar me gjak!

Prandaj, ne sot përkulemi me respektin më të thellë para veprës dhe sakrificës së komandant Asllan Fazliut!

Lavdi e përjetëshme për Asllan Fazliun dhe gjithë dëshmorët e rënë për liri!🇦🇱🇽🇰

D.A.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer