Monday, May 12, 2025

Driton Ajazi me mesazh prekës për humbjen e Drilon Muletës: “Na dhemb shpirti për ty, Petrit”

Kryetari i Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi, ka shprehur ngushëllime familjes Muleta për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Driton Muleta.

Në një mesazh drejtuar mikut të tij, Petrit Muletës, babait të të ndjerit, Ajazi shkruan se asnjë fjalë në këtë botë nuk mund të përshkruajë peshën e kësaj dhimbjeje

Ajazi ka theksuar se familja Muleta nuk është vetëm në këtë dhimbje, duke i siguruar për mbështetjen e tij dhe të të gjithëve që janë prekur nga kjo tragjedi.

“Djali yt u largua nga kjo botë me dashurinë e tij të pastër që kishte për të gjithë ne. Ai do të jetojë përherë në çdo kujtim tonin, në çdo frymë, dhe në çdo lutje që do të bëjmë drejt qiellit për të,” përfundon mesazhi i tij.

Në emër të vet dhe të strukturës që drejton, Ajazi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Muleta, duke uruar që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Postimi:

E nderuara familja Muleta, shumë i dashur shoku im Petrit, nuk di si ta shkruaj këtë mesazh, sepse asnjë fjalë në këtë botë nuk mund të përshkruajë peshën e dhimbjes që keni ju bashkë edhe me neve për vdekjen e djalit tuaj Drilonit (pas një sulmi në zemer). Lajmi për ndarjen nga jeta e djalit tënd na ka shokuar të gjithëve. Na dhemb shpirti për ty dhe mbarë familjen tuaj për këtë humbje të madhe.

Të humbasësh fëmijën, besoj që është padrejtësia më e madhe që mund t’i ndodhë një njeriu në këtë botë. Është sikur të këputet një copë e shpirtit dhe të ndahet një pjesë e trupit, ku gjithçka të mos ketë më kuptim në këtë jetë. E di që asgjë nuk do të mund ta zëvendësojë buzëqeshjen e tij, as zërin e tij, as përqafimin e tij ndaj juve. Ai ishte pjesë e shpirtit tënd dhe do të mbetet gjithmonë i tillë.

Por dua ta dish diçka, shoku im se nuk je vetëm në këtë dhimbje të madhe. Jemi me ty, sepse kjo dhimbje na ka lënë pa fjalë të gjithëve. Edhe pse nuk mund ta largoj dot dhimbjen nga zemra jote, do të jemi bashkë me Ty, edhe atëherë kur lotët na dalin vetvetiu.

Djali yt u largua nga kjo botë me dashurinë e tij të pastër që kishte për të gjithë ne. Ai do të jetojë përherë në çdo kujtim tonin, në çdo frymë, dhe në çdo lutje që do të bëjmë drejt qiellit për të.

Zoti e pastë në mëshirën e Tij të pafund. Shpirti i tij le të pushojë në paqe, dhe le të të japë forcë ty për të ecur përpara, për ta përballuar këtë dhimbje me dashurin e përjetshme për të.

Me gjithë dhimbjen dhe dashurinë që kemi për të, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta ty shoku im Petrit dhe mbarë familjes Muleta.

D.A.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer