Kryetari i “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të mbajtur në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllanasellë, ku u përkujtuan dëshmorët Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, në 26-vjetorin e rënies së tyre, shkruan rajoni.org.
Me këtë rast, Ajazi tha se sakrifica e familjes Karaqica mbetet një simbol i qëndresës dhe përkushtimit për lirinë e Kosovës.
“Sot, në Kompleksin e dëshmorëve në Gllanasellë, përkujtuam dëshmorët Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica në 26 vjetorin e rënies së tyre. Duke e kujtuar sakrificen e dëshmorëve të familjes Karaqica, shprehim zotimin tonë për ta mbajtur të gjallë kujtimin për ta dhe për të ecur gjithmonë me nder në rrugën që ata trasuan me gjak. Amaneti i tyre është obligimi ynë i përhershëm për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe të zhvilluar.I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Ajazi në facebook.