Kryetari i “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Grykës së Llapushnikut, duke e cilësuar këtë ngjarje si një pikë kthese historike në rrugëtimin drejt lirisë, shkruan rajoni.org.
Në një postim publik, Ajazi theksoi se në këtë betejë të lavdishme, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënuan një moment vendimtar duke krijuar për herë të parë një zonë të çliruar, duke goditur arterien kryesore të logjistikës së armikut në aksin rrugor Prishtinë–Pejë.
Postimi: