Wednesday, April 16, 2025

Driton Ajazi përkujton dëshmorët në Kompleksin e Morinës: Kujtimi për ta nuk do të zbehet kurrë

Drenas, 14 prill 2025 – Kryetari i subjektit “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi, ka bërë homazhe sot në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë, në përkujtim të 26-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit: Bejt Rexhepi, Fehmi Rama, Hajzer Rexhepi, Fazli Qerkini, Agron Berisha, Naim Tiku dhe Mehdi Hoxha.

Me përulësi dhe mirënjohje, Ajazi tha se koha mund të kalojë, por kujtimi për këta trima do të mbetet gjithmonë i gjallë.

“Koha kalon, por kujtimi për ta nuk do të zbehet kurrë. Ai mbetet i gjallë në zemrat tona, në këngët e popullit, në rrëfimet e brezave dhe në çdo hap të kësaj toke që e ujitën me gjakun e tyre,” u shpreh Ajazi, duke shtuar se ata na dhanë lirinë dhe na mësuan çfarë do të thotë dashuria për Atdheun deri në flijim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer