Thursday, June 5, 2025

Driton Ajazi përkujton dëshmorin Azem Kastrati në Nekoc: Kujtimi për të është udhërrëfyesi ynë drejt shtetndërtimit

Kryetari i “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, ka marrë pjesë sot në aktivitetin përkujtimor të mbajtur në Nekoc, me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Azem Kastrati.

Në fjalën e tij, Ajazi tha se Azem Kastrati u bë dritë e lirisë në ditët e fundit të robërisë, duke zgjedhur të qëndrojë në ballë të betejave për çlirimin e Kosovës. Ai theksoi se vendosmëria dhe guximi i Kastratit janë shembull frymëzimi për gjeneratat e sotme dhe të ardhshme.

Postimi i plotë:

Sot, në Nekoc, përkujtuam dëshmorin Azem Kastrati, në 26-vjetorin e rënies së tij heroike.

Edhe pse ishim në ditët e fundit të robërisë, kur agimi i lirisë po ndriçonte horizontin e Kosovës, Azemi zgjodhi të jetë dritë e asaj lirie. Me guximin dhe vendosmërinë e tij, ai nuk hezitoi asnjëherë të vihej në ballë të betejave, për të çuar përpara idealin që kishte mbjellë në zemrën e tij, lirinë e atdheut.

Më 3 qershor 1999, Azemi ra në fushëbetejë, por amaneti i tij u ngulit thellë në ndërgjegjen e secilit prej nesh se për lirinë, duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të japim jetën, kurdo që Atdheu e thërret!

Do të përkulemi gjithmonë me nderimin më të madh para emrit të Azem Kastratit dhe të gjithë atyre që lirinë e vulosen me gjakë.
Kujtimi për ta është udhërrëfyesi ynë në paqe, në shtetndërtim, në përkushtim ndaj Kosovës që ata e deshtën aq shumë.

Lavdi e përjetshme Azem Kastratit dhe gjithë dëshmorëve të kombit! 🇦🇱🇽🇰

D.A.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer