Sunday, May 25, 2025

Driton Ajazi përkujton dëshmorin Milazim Fazliu

Përfaqësues të “Demokratëve për Drenasin”, me në krye Driton Ajazin, kanë përkujtuar sot dëshmorin Milazim Fazliu nga Gradica, në 26-vjetorin e rënies së tij heroike, shkruan rajoni.org.

Postimi i plotë:

Sot, në mes dhembjes dhe krenarisë, përkujtuam dëshmorin Milazim Fazliu nga Gradica, i cili 26 vite më parë dha jetën për lirinë dhe çlirimin e vendit tonë.

Ai u rreshtua krah vëllezërve të tij në luftën e drejtë për çlirim, duke lënë pas familjen, ëndrrat dhe rininë, për një ëndërr më të madhe, për lirinë e Kosovës.

Rënia e tij u shëndrrua në burim frymëzimi, dhe në detyrë për ne, duke e kujtuar atë dhe duke mos e harruar kurrë sakrificën e tij për lirinë tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Milazim Fazliut!🇦🇱🇽🇰

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer