Tuesday, June 3, 2025

Driton Ajazi përkujton Komandant Zejnullah Prokshin: Nuk të kemi harruar

Sot, në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të Komandant Zejnullah Prokshit, figura e tij u përkujtua me mall, dhimbje dhe krenari nga bashkëluftëtarë, qytetarë dhe përfaqësues të subjekteve politike, përfshirë edhe kryetarin e “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, shkruan rajoni.org.

Në një postim të tij, Ajazi e cilësoi Komandantin Prokshi si njeri që dha gjithçka për lirinë dhe shtetin e Kosovës, duke theksuar se kujtimi për të mbetet një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Sot, në përvjetorin e parë të kalimit të tij në përjetësi, kujtojmë me mall, dhimbje dhe krenari njeriun që dha gjithëçka nga vetja e tij për lirinë dhe për shtetin tonë, Komandantin Zejnullah Prokshi.

Çdo fjalë që e themi sot për të, mbetet e vogël përballë madhështisë së tij. Ai nuk kërkoi lavdi, por jetoi dhe veproi për lirinë dhe lavdinë e vendit tonë. Sot, emri i tij nuk është vetëm një përkujtim, por një frymëzim dhe përkushtim për brezat e ardhshëm për ruajtjen e vlerave për të cilat ai dha gjithçka.

Një vit pa ty, Komandant, është një vit më i zbrazët, por ne nuk të kemi harruar. E kujtojmë buzëqeshjen tënde çdo ditë dhe ndihemi shumë krenar që patëm fatin të njohim dhe të rrugëtojmë me një burrë me kaq vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare, siç ishe ti.

Le të jetë kjo ditë jo vetëm një përkujtim i një fundi të dhimbshëm, por një rifillim i betimit tonë për të ruajtur gjithçka që ti dhe të tjerët që ranë për liri na lanë amanet. Lavdi jetës dhe veprës sate, Komandant Zejnullah Prokshi. Qofsh i përjetshëm në kujtimin tonë dhe në historinë e kombit tonë.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës tënde Komandant Zejnullah Prokshi.

D.A.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer