Wednesday, October 8, 2025

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, përforcim i Forcës së Sigurisë së Kosovës me prodhimin turk

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) sot është pajisur me dronë kamikaz të avancuar të modelit “SkyDagger 15”, të cilët, sipas burimeve të Tëvë1, përfshijnë edhe versione kamikaz, të afta për të mbajtur ngarkesë shpërthyese dhe për t’u përdorur në misione taktike sulmuese.

Sipas burimeve të sigurta brenda strukturave të sigurisë, një pjesë e këtyre dronëve nuk janë vetëm për vëzhgim dhe mbikëqyrje, por përfshijnë edhe njësi kamikaz (loitering munitions) — pajisje që mund të qëndrojnë në ajër për periudha të gjata, të identifikojnë objektivin dhe të aktivizohen për shpërthim të drejtpërdrejtë mbi të.

Këto burime pohojnë se dronët janë pjesë e një pako moderne të armatimit, që FSK e ka pranuar sot në kuadër të procesit të modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve teknologjike.

Tëvë ka siguruar pamjet nga aeroporti i Prishtinës, momentin e dorëzimit të këtyre dronëve,

Tëvë1 ka siguruar edhe pamjet e ushtrimit të pjesëtareve të FSK-se të cilët i kanë përdorur dhe testuar dronët “SkyDagger 15”.

Modeli “SkyDagger 15” është ndër dronët më të avancuar taktikë në tregun rajonal, me kohëzgjatje fluturimi rreth 90 minuta, rreze operative mbi 25 kilometra, dhe sisteme pamjeje termike e ditë/natë.
Versionet kamikaz të kësaj serie janë të dizajnuara për misione precize, me aftësi për neutralizimin e objektivave tokësore, pa pasur nevojë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore në zonën e veprimit, mbajnë mbi 5 kilogram eksploziv.

Kjo pajisje e re vjen në kuadër të modernizimit të vazhdueshëm të FSK-së, që synon rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë, zbulim ajror dhe ndërhyrje taktike.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer