Artistja shqiptare, Dua Lipa, ditëve të fundit është rikthyer në Shqipëri për disa ditë të tjera pushimi me familjen.
Ajo po vazhdon të qëndrojë në Kep Merli (Sarandë), ku vazhdimisht i ka mbajtur fansat e rrjeteve sociale të azhurnuar me fotografi dhe video të shumta nga pushimet.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “New Rules” publikoi një sërë fotografish në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive në plazhin e bregdetit shqiptar.
Mes shumë imazheve, Dua mund të shihej në një fotografi e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj i ri, regjisori francez Romain Gavras.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, Lipa u dha 88 milionë ndjekësve të saj një vështrim të saj dhe të çiftit, ku ishin fotografuar nga mbrapa duke mbajtur duart dhe ecur drejt plazhit si çift.
“Energji gjatë gjithë verës”, shkroi artistja e hiteve ndërkombëtare në mbishkrimin e fotografive, teksa atyre ua bashkangjiti edhe një video, ku shihej duke kërcyer nën ritmet e këngëve popullore.
Përndryshe, i dashuri i Duas – Romain Gavras ka qenë më parë në lidhje me këngëtaren shqiptare tjetër të famshme, Rita Orën.