Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë është rikthyer në Shqipëri.
Është vera e tretë radhazi që ylli me famë ndërkombëtare zgjedh shtetin amë për pushime, përkatësisht jugun e vendit.
Dua nuk ka nguruar që të publikojë fotografi nga pushimet në Shqipëri, teksa njëlloj ka vepruar edhe të dielën.

“Duke ngarkuar kristalet e mia”, shkroi Lipa në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.

Dua Lipa përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit, “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit “Barbie”.







