Monday, November 10, 2025

“Durimi është çelësi” – më në fund indonezianët e pranuan kosovarin për dhëndër

Ceki Hoti, i riu nga Kosova që mori vëmendjen pas aventurës së tij 15-mujore me biçikletë deri në Indonezi, ka njoftuar se është fejuar me të dashurën e tij indoneziane.

Ai kishte nisur rrugëtimin me një qëllim të madh – t’i propozon­te për martesë të dashurës së tij, me të cilën kishte ndarë një lidhje të veçantë në distancë.

Gjatë rrugës, Ceki përballoi vështirësi të shumta, kushte ekstreme dhe sfida fizike e emocionale, por dashuria e mbante të fortë.

Megjithatë, përfundimi nuk ishte ai që kishte shpresuar.

Siç tregoi vetë ai, vajza e kishte pranuar propozimin, dhe edhe familja e saj fillimisht e kishte mirëpritur, por më pas kushtet dhe rrethanat familjare e bënë të pamundur bashkimin e tyre.

Megjithatë, siç ka shkruar Ceki në fotografi, “durimi është çelësi”.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer