Tuesday, August 26, 2025

Durmishi bën dy shkelje në të njëjtën kohë gjatë “përhairit” të urës së re në Mitrovicë

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është parë duke e bërë “për hair” urën e re në Mitrovicë mëngjesin e së martës.

Durmishi u kap nga kamera e televizionit “Tëvë1” duke vozitur një xhip të zi – me gjasë i shtetit – mbi urën e re.

Sidoqoftë, zëvendësministri bëri dy shkelje gjatë “përhairit”: Fillimisht, ai shihet duke e përdorur telefonin gjatë ngasjes – veprim i ndaluar me ligjin e komunikacionit rrugor dhe për të cilin qytetarët e rëndomtë gjobiten nga policia.

Së dyti, Durmishi e shkeli vazhdimisht vijën e plotë me veturë, veprim që gjithashtu përbën shkelje të rregullave të komunikacionit. Ndoshta për këtë edhe mund të arsyetohet, sepse sytë i ka pasur në ekranin e telefonit, e aty zor shihet vija e rrugës.

Më vonë, zëvendësministri e publikoi videon që e kishte incizuar vetë. Në të shihen anash rrugës disa policë. Mbase do të duhej të ndërhynin dhe ta gjobisnin Durmishin për këto shkelje, por ata nuk reaguan.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer