E enjte, 28 Nëntor, 2024

Durrës, pamje kur polici goditet nga vetura që lëvizte me shpejtësi të madhe

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat” për drejtuesin e automjetit që përplasi punonjësin e policisë që kalonte në vijat e bardha pak ditë më parë.

Antonio Frroku i arrestuar nga policia është përballur me gjykatën e cila pasi ka dëgjuar palët ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e tij dhe bazuar në kërkesën e prokurorisë ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg me afat 45 ditë”.

Polici Mariglen Allka u godit nga automjeti që lëvizte me shpejtësi skëterrë në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës përballë komisariatit të policisë teksa kalonte në vijat e bardha.

Siç shihet në videon e siguruar nga Top Channel, automjeti i drejtuar nga Frroku e ka fluturuar në ajër efektivin, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Antonio Frroku dyshohet për kryerjen e veprës penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi dhe rrezikon të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet./Top-Channel

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer