Policia e Kosovës ka raportuar për therjen me thikë të dy sirianëve në fshatin Koshuticë, Leposaviq njëri i moshës 40 dhe tjetri 27 vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh bëhet e ditur se sirianët me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit, nuk janë gjetur në të njëjtin vend.
Ndërkaq tutje thuhet se viktimat janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të më tejm.
Rasti është cilësuar si “VRASJE NË TENTATIVË”
“Fsh. Koshuticë, Leposaviq 10.12.2025, 00:50. Dy dëshmitare femra kosovare, kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre kanë vërejtur një person të shtrirë me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë. Viktima mashkull i moshës rreth 40 vjeçar, shtetas i Sirisë është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veri dhe më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtutjeshëm.”
“Me raport shtesë rreth orës 11:05 jemi njoftuar se njësiti nga SPMK Jarinje gjatë patrullimit në fsh. Koshuticë ka vërejtur një person mashkull Sirian i moshës 27 vjeçar me lëndime në kokë dhe këmbë që dyshohet se plagët janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë. Viktima ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë dhe i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë. Njësiti i emergjencës viktimën e kanë dërguar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për tretman të mëtutjeshëm.”, thuhet në raportin e PK-së.