Arsenal dhe Liverpool janë larguar nga gara për Kylian Mbappe-n sapo kanë mësuar shifrat që u duhet të shpenzojnë për të mundësuar operacionin.
Sipas “Le Parisien” ylli i Parisit paguhet plot 72 milionë euro në vit, shifër kjo e pa përballueshme për Arsenalin dhe Liverpooli.
Lojtari më i paguar i Liverpool është Momo Salah me 400.000 mijë euro në javë ndërsa në Londër Kai Haverz paguhet me rreth 350.000 mijë euro në javë.
Si të mos mungonte paga vjetore, Mbappe pretendon edhe rreth 180 milionë vetëm për firmën.
Shifrat e përmendura janë shumë afër pretendimeve reale të francezit, i cili është shumë pranë vendimit për tu veshur me të bardha.