Sunday, July 13, 2025

Dy infermierë që s’e kaluan testin me shkrim iu trefishuan pikët dhe u pranuan në QKUK

Në konkursin për infermierë në QKUK janë ngritur dyshime për shkak të disa kandidatëve që fillimisht nuk e kaluan testin me shkrim, e më pas pikët e tyre u trefishuan dhe përfunduan në listat e të pranuarve.

Dy kandidatë që nuk e kaluan testin me shkrim për infermierë me shkollë të mesme për degët kirurgjike në QKUK, pas rivlerësimit iu trefishuan pikët në test dhe pas intervistës me gojë u pranuan në punë.

Kandidati me shifër 834 në rezultatet e publikuara më datë 27 gusht 2024 mori vetëm 21 pikë në testin me shkrim. Kandidatët kishin mundësi të rishikonin testet më datën 30 gusht 2024.

Kandidati jo vetëm se e kaloi testin, por iu trefishuan pikët.

Në rezultatet e publikuara më datë 6 shtator 2024 pas mbajtjes së intervistës me gojë, kandidati 834 doli me rezultat 61 pikë në testin me shkrim dhe 27.8 në intervistë – gjithsej 88.8 pikë si kandidat i pranuar.

Kandidati tjetër me shifër 424 ishte kandidat në konkursin për infermier në klinikat jo kirurgjike në QKUK.

Kandidati iu nënshtrua testit me shkrim në këtë konkurs dhe doli me rezultat prej vetëm 12 pikë.

Por, kandidati me të njëjtën shifër figuron tashmë në dokumentet e rezultateve në konkursin për infermier në klinikat kirurgjike.

Në këtë dokument kjo shifër rezulton me 60 pikë në test, pra 48 pikë më shumë sesa i kishte fillimisht.

Dhe po ashtu 28.2 pikë në intervistën me gojë, në total 88.2 pikë si kandidat i pranuar.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer