Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Këto raste bëhen edhe më të tmerrshme kur dyshohet se ndodhin në institucione arsimore, sidomos në shkolla fillore, ku viktimat janë të mitur.
Një rast i tillë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mitrovicë, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar dhe detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale nga dy persona të panjohur.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2025, rreth orës 00:30, në lagjen Frashër të Mitrovicës.
Viktima, A.I., rreth 51-vjeçar, ka deklaruar se ishte ndaluar nga dy burra të moshës rreth 25-30 vjeç, të cilët pretenduan se kishin nevojë për ndihmë për të gjetur një mekanik.
Ata e kishin futur me këtë pretekst në veturë dhe më pas e kishin dërguar në një lokacion të izoluar, ku sipas viktimës, në ulësen e pasme të veturës, e kishin detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të dy.
Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme dhe ka njoftuar Njësinë për Hetimin e Krimeve të Rënda si dhe Prokurorin kujdestar, i cili ka udhëzuar të inicohet rasti si “Dhunim”.
Viktima pritet të i nënshtrohet ekzaminimit mjekoligjor, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe kapjen e autorëve.