E premte, 25 Tetor, 2024

Dy persona gjuajne me armë zjarri në drejtim të një lokali në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali në Prishtinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Rrahim Beqiri”.

Kur ka dalë në vendngjarje, Policia ka takuar dy viktimat që kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE/LËNDIM TRUPOR-Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 24.10.2024-21:05. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer