Saturday, June 7, 2025

Dy persona në Komoran në gjendje të dehur, e sulmojnë fizikisht dhe i’a marrin veturën viktimës

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në Komoran të Drenasit, nën dyshimin për sulm fizik dhe grabitje të një automjeti, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit 24’orësh të policisë, të dyshuarit, në gjendje të dehur, me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën viktimës, një mashkull kosovar, i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Pas bllokimit, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe më pas i kanë marrë veturën.

Ankuesi ka deklaruar se të dyshuarit kanë qenë të armatosur, njëri me një thikë dhe tjetri me një armë zjarri.

Pas intervenimit të policisë, të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer