Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot më dy ndeshjet mjaftë interesante.
Në Drenas Feronikeli e pret Dritën, skuadër e cila synon një tjetër fitore pas triumfit në derbi kundër Prishtinës me synimin për të mbajtur hapin me Llapin dhe Ballkanin që kryesojnë tabelën.
Sfida tjetër tejet interesante është ajo që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina ballafaqohet me Dukagjinin.
Tri pikë është diferenca ndërmjet këtyre dy skuadrave në të mirë të ekipit nga kryeqyteti, andaj dueli pritet të jetë mjaftë interesant.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.