E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dy supermen drejtorët e Komunës së Skenderajt me nga 4 paga

Dy supermen drejtorët e Komunës së Skenderajt me nga 4 paga

Dy drejtor komunal të Komunës së Skenderajt, Driton Mulaj dhe Ismet Aliu janë duke punuar në nga 4 vende punë.

Kështu të paktën shihet në deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Përveç pagës vjetore prej 9,651€ që i merr nga Komuna e Skenderajt, drejtori i drejtorisë së financave në Skenderaj, Ismet Aaliu i merr 6,027€ nga Arjeta Group, 5,650€ të tjera nga QTA shpk dhe 3,078€ nga kompania Lindi Doors shpk.

E hiç me keq nuk qendron as ish drejtori, Driton Mulaj, i cili në deklarimin e tij të pasurisë, ka deklaruar së i merr 4 paga.
Mulaj, ka deklaruar së nga Komuna e Skenderajt, pagë vjetore i ka marre 7,743€, nga Kompania “Gërlica” është paguar 1.700€ dhe nga “Arjet group” është paguar 3.249€. Ai po ashtu ka deklaruar së merr edhe pensionin e invalidit në vlerë vjetore prej 3.825€.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer