E enjte, 7 Nëntor, 2024

Dy të lënduar nga aksidenti në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur pak orë me parë në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht afër gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Sot, rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer