E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Dy vëllezërit Gerbeshi therin me thikë një person, shkak prona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në rrugën ‘Çamëria’ në Vushtrri, ku dy vëllezër dyshohet se kanë tentuar ta privojnë nga jeta një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Emin dhe Albin Gerbeshi, të cilët janë arrestuar në vendngjarje.

Sipas të njëjtave burime, dy vëllezërit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje me viktimën 43-vjeçar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore me anë të goditjeve me thikë.

43-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe i njëjti tashmë ndodhet në gjendje stabile.

Ndërkohë Emini dhe Albini janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Sinjali mëson se motivi që shtyu drejt sherrit, dyshohet të lidhet me një konflikt pronësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer