E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Dyshime për favorizime dhe dallavere me tender në Ibër Lepenc, kontestohet në OSHP

Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër Lepenc SH.A. e udhëhequr nga Faruk Mujka i Vetëvendosjes ka shpallur fituesin e tenderit që ka të bëjë me rivlerësimun e aseteve të kësaj ndërmarrje. Por, vlerësimi që është bërë në këtë tender, është favorizuese për një kompani të caktuar ose diskriminuese për një tjetër, shkruan portal rajoni.org.

Në tenderin “Rivlerësimi i Aseteve në Ndërmarrjen Publike NH “Ibër Lepenc” Sh.a.”, kishin ofertuar dy operator ekonomik.

Me kontratë si ofertuesi me i shtrenjt u shpërblye grupi i operatoreve ekonomik “Pro Acc Group; H&N shpk dhe Nika Pro ING,” me çmim 89,900€


Mirëpo Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër Lepenc SH.A e ka pezulluar këtë tender për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Në OSHP-në, e njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve, janë ngritur dyshime se tenderi i dhënë për kompainë ““Pro Acc Group; H&N shpk dhe Nika Pro ING,” me çmim 89,900€ i padrejtë dhe diskriminues.

Sipas ankesës të dorëzuar në OSHP nga operatori “Pro Audit SHPK”, i cili kishte ofertuar me çmim 74,985€ euro apo afro 15 mije euro me lire së kompania fituese, Iber Lepenci nuk ka bërë vlerësim të drejtë dhe pretendohet për mashtrim të dokumenteve nga operatori fitues.

Por, cilat janë pretendimet e operatorit në ankesën e tyre në OSHP.

Operatori “Pro Audit shpk” thotë së ka vërejtur së kërkësat e percaktuara për përbërjen e ekipit nuk janë identike në
dosjen e tenderit dhe ne specifikimet teknike. Po ashtu operatori në ankesën e tyre thotë se vlerësimi i ofertave nuk eshte bere sipas dispozitave te LPP dhe kritereve te percaktuara në dosjen e tenderit.

Tutje ata në ankesën e tyre thonë së Gjatë vlerësimit të ofertave Komisioni i Vlerësimit dhe Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit nuk i kanë zbatuar kërkësat e nenit 59 Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve të LPP dhe nenit 40 Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve, te RRPP. Për me tepër, sipas tyre është identifikuar se Grupi i Operatorève Ekonomik “Pro Acc Group SH.P.K.; H&N SH.P.K.; NIKA PrO- Ing SH.P.K.” në ofertën e dorezuar ka deklaruar informata të pa konfirmuara dhe të pasakta. Ne dosjen e tenderit eshte kërkuar që OE të dorezone ” Nje liste e nënshkruar dhe vulosur nga OE që deshmon per stafin e angazhuar dhe e cila tregon emin, mbiemrin dhe pozicionin per secilin staf” të deshmuara me CV dhe referenca që deshmojnë së stafi ka kryer pune të ngjashme.

Lidhur me këtë kritere, operatori “Pro Audit shpk” pretendon së ka disa mangësi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer