Friday, February 13, 2026

Dyshime për kontratë të kurdisur në Skenderaj: Komuna paguan 1.98€ për byrek, 65 cent për buke – prokuroria në “gjumë”

Kontrata e Komunës së Skenderajt për Furnizim me ushqim dhe pije si dhe me material higjeniko – sanitar e cila ka një vlerë të parashikuar prej 346 mijë e 530 euro, dhe me vlere të poentimit 216.88€, shkruan rajoni.org.

Sipas kontratës së nënshkruar, lista e furnizimeve përfshin rreth 290 pozicione të ndryshme, ku për secilin artikull është shënuar sasia “1”, duke e lënë porositjen reale në varësi të nevojave të autoritetit kontraktues.

Kontrata është lidhur 8 ditë pasi Sami Lushtaku ka fituar zgjedhje, pra me datën 22.10.2025. Kontrata është lidhur në mes Komunës së Skenderajt dhe operatorit ekonomik.

Dyshimet së kontrata është e kurdisur?

Ky lloj kontraktimi mund të jetë teknikisht i ligjshëm, por shpesh krijon dyshime për qartësinë dhe arsyeshmërinë e shpenzimeve publike. Kjo ndodh sepse në kontrata me shumë pozicione, kompania që oferton në tender zakonisht e dijnë se cilët artikuj do të porositën shpesh dhe cilët pothuajse nuk do të porositën.

Pozicionet që dihet se do të porositen rrallë, shpesh ofertohen me çmime simbolike, ndonëse çmimi real në treg është shumë më i lartë. Këto shërbejnë për ta ulur çmimin e përgjithshëm të ofertës dhe për ta bërë atë konkurruese “në letër”. Ndërkohë, artikujt që porositen vazhdimisht si ushqimet bazike ofertohen me çmime dukshëm më të larta.

Cilat janë çmimët e fryera që bien në sy në kontratën e nënshkruar nga Komuna e Skenderajt?

Pë shenbull, Byreku paraqitet me një çmim prej 1.98 euro për njësi, ndonëse në furrën “Lindi” në Skenderaj çmimi i byrekut sillet rreth 1.20 euro. Buka blihet nga komuna me 65 cent, ndërsa në furrat e Skenderajt çmimi është 50 cent. Vaji 1 kg me çmim prej 1.95 euro, i cili ne treg kushton rreth 1.55 euro. 1 kg qepë me çmim 1.80 cent anisë në treg kushton 59 cent kilogrami dhe Vipa Qips me 1.80 cent anisë produkti me i shtejntë i saj është 1.25€

Ndërsa, disa produkte të tjerë për të cilët dihet se porositen rrallë ose hiç, figurojnë me çmime jashtëzakonisht të ulëta, si p.sh. Ananasi me 50 cent për kilogram, Vishnje me 1 euro për kilogram, mishin e terun 2.50 cent për kilogram, pjepëri me 50 cent për kilogram, Qofte 1kg me 1 euro, etj.

Në kontratat e furnizimit me shumicë, çmimet për furnizimin e institucioneve publike (në këtë rast Komunës së Skenderajt, në kushtë normale do të duhej, të ishin të barabarta ose më të ulëta se ato të tregut.

Çka thonë Komuna e Skenderajt?

Rajoni.org ka shkruar komunës së Skenderajt lidhur me kontratën dhe dyshimet së kjo kontratë ka çmime me të fryera.

Nga kjo komunë kanë thënë se kontrata në fjalë është kontratë kornizë për furnizime, e lidhur në përputhje të plotë me procedurat ligjore të prokurimit publik.

“Kjo kontratë përfshin një numër shumë të madh artikujsh (qindra sosh) dhe është lidhur në tërësi si paketë e përbashkët, e jo për njësi apo artikuj të veçantë. Si e tillë, vlerësimi i ofertave nuk është bërë mbi bazën e çmimit të secilit artikull individualisht, por mbi vlerën totale të ofertës”.

Tutje në përgjigjjen e tyre është pranuar së disa çmime mund të jenë me të larta së çmimi i tregut, mirëpo kjo është lidhur në tërësi si paketë e përbashkët.

“Në këto raste, është e mundur që disa çmime të artikujve të jenë më të larta se çmimi i tregut, ndërsa disa të tjerë më të ulëta, megjithatë oferta e shpallur fituese, pas vlerësimit të dosjeve të tenderit dhe përmbushjes së kritereve të përcaktuara, ka rezultuar të jetë oferta më e lirë në total. Për këtë arsye, kontrata është nënshkruar si e tillë, në përputhje me procedurat dhe kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për prokurimin publik”, thuhet në përgjigjjen e Komunës për rajoni.org.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer