E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dyshime për kurdisjen e tenderit milionësh në Malishevën e Fatmir Limës, kontestohet në OSHP

Një javë para së të skadontë afati për dorëzimin e ofertave në një tender të hapur nga Komuna e Malishevës për ‘projektin e ndërtimit, trajtimit, dhe pastrimin e shtratit të lumit me strukture përcjellëse nga ura në qënder deri tek tranziti në Malishevë’ është pezulluar edhe procesi tenderues, shkruan portali rajoni.org.

Komuna e Malishevës e ka pezulluar këtë tender për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Në OSHP-në, e njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve, janë ngritur dyshime se tenderi i parashikuar në vlerë prej 1,490,156.22€ është i kurdisur.

Në ankesën e parashtruar pranë OSHP-së, “Flamuri V shpk”, një kompani private me bazë në Malishevë, ka paraqitur dëshmi mbi dyshimet për përshtatjen e kritereve të tenderit për një operator ekonomik.

Sipas Dosjes së Tenderit, specifkacionet e kërkuara nga Komuna e Malishevës përmes këtij tenderi “i përshtaten një kompanie tjetër”.

“Kërkësa që një person të këteë dy diploma është e paligjshme pasi që AK po kërkon që i njejti person të jetë edhe inxhinier konstruktiv edhe saldues. Per me teper AK ka kërkuar diplomë nga International Welding Specialist që është nje OJQ nderkombëtare. Pra nuk ka kërkuar diplome të saldimit nga një institucion i akredituar ne RKS por nga nje organizatë ku RKS nuk është fare anëtar i saj. AK nuk mund të kërkoj që i njejti person të jetë edhe inxhinier konstruktiv edhe saldues me diplomë nga IWS. AK mund te kerkoj inxhinier konstruktiv dhe kjo kërkesë do te ishte krejt ne regull. Po ashtu AK mund të kërkoj edhe salsues nese do të këtë nevoje per te realizuar ndonje pozicion te caktuar ne paramase, mirëpo salduesi ne këte rast duhet te jete i licensuar nga ndonje institucion i akredituar në RKS dhe jo IWS. Prandaj AK duhet te riformuloj kerkesën e DT ashtu ge të largoj pjesën e salduesit me diplomë nga IWS ndersa pjesa e kerkesës per inxhinier konstruktiv mund të mbetet e pandryshuar”, thuhet në një nga pikat e pretendimeve të ngritura nga ankuesi në OSHP.

Po ashtu në një pike tjetër, pretendohet së Komuna e Malishevës ka përshtatur edhe kriteret e makinerisë.

“Kërkësat per pajisje të tilla janë diskriminuese pasi që kufizimi i tonazhit në këtë forme nuk ka asnjë shpjegim logjik apo ligjor perderisa nuk ekziston asnjë pozicion në paramase sipas té cilit do të mund te kufizohej tonazha e këtyre pajisjeve në këtë forme. Prandaj duhet te largohet kufizimi i tonazhes nga pajisjet në fjale”, thuhet në pretendimin tjetër të ngritura nga ankuesi në OSHP./Rajoni.org/

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer